Lajmet e fundit
Programi i Vitit Jubilar të së Lumes Nënë Terezë 2010 në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të lindjes
Këtë Vit kushtuar 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë e shpalli në katedralen e Prizrenit "Zoja Ndihmëtare", ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, më 5 shtator 2009 nga ana kishtare.
Po këtë e bëri edhe Presidenti i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu më 10. 12. 2009, në 30 vjetorin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo, 10 dhjetor 1979, me rastin e Akademisë kremtore kushtuar kësaj ngjarjeje.
Fill pas është krijuar Këshilli Organizativ i përbashkët me këtë përbërje:
Ministri i Kulturës, Valton Beqiri; tash Lutfi Haziri, Ministri i ri i Kulturës;
Lirije Kajtazi, zëvendsministre;
Përfaqësuesi i Presidencës, Xhavit Beqiri;
Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Ali Podrimja;
Drejtori i Institutit të Historisë, Dr. Jusuf Bajraktari;
Përfaqësuesi i Kishës katolike dhe biografi i Nënës Tereze, Don Lush Gjergji;
Shefki Ukaj, Koordinator;
Arbër Hadri, Muzeu Kombëtar i Kosovës.
Grupi i Punës është zgjeruar me këta anëtarë:
Baki Jashari, Filarmonia - Opera e Kosovës;
Sali Bashota - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës;
Burbuqe Berisha - Teatri Kombëtar i Kosovës;
Fahredin Spahija - Galeria e Arteve e Kosovës;
Hysen Matoshi - Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Deri me tash janë organizuar këto veprimtari:
12. XII. 2009: Koncerti i Filarmoni - Operës së Kosovës kushtuar 30 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel nga Nënë Tereza. Në Katedralen e Prizrenit;
14. 01. 2010: Koncerti i Fakulteteve të Arteve;
Botimi i librave kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze:
Don Lush Gjergji, “Nëna Tereze, dashuria në veprim”, fq. 50; shqip 2000 kopje; anglisht 3000 kopje.
Don Lush Gjergji, “Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë”, fq. 80, shqip 3000 kopje, anglisht 2000.
Ibrahim Kadriu, “Qerrja e Dritës”, roman dhe “Deri në Osllo”, dramë në katër akte, 2010.
Botimi i veprës poetike të Nënës Tereze, “Poezi dhe uratë”, në gjuhën shqipe, anglishte dhe gjermane.
Maj 2010: Ora e madhe letrare kushtuar Nënës Tereze në Gjakovë.
Gjatë korrikut botimi i trilogjisë së Anton Nikë Berishës: “Nëna Tereze, në tri shpalime”.
Planifikohet të mbahen
Gusht 2010, gjatë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturën Shqiptare, një seksion i veçantë me tematikë: “Figura e Nënës Tereze në letërsi”.
26. 08. 2010: Emërtimi i Urës së Mitrovicës mbi Ibër "Ura e Paqes - Nënë Tereza"
4. 09. 2010: Koncerti i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës, "Requiem” e Giuseppe Verdit". Pranimi Kremtor për mysafirë dhe pjesëmarrës në mbrëmje.
5. 09. 2010: MESHA SHENJTE NË KATEDRALEN E RE NËNË TEREZA.
5. 09. 2010: "Miqtë e Kosovës" dhënia e 10 shpërblimeve "Nëna Tereze" organizatave ose personaliteteve që kanë ndihmuar Kosovën.
7. 09. 2010: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: jeta dhe vepra e Nënës Tereze, organizator Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
26-30.09.2010: Java e filmave dokumentarë kushtuar Nënës Tereze.
Ribotimi i monografisë së Don Lush Gjergjit "Nëna e Dashurisë", anglisht 2000 kopje dhe shqip 2000.
Tetor 2010: Botimi i Foto-Albumit shqip dhe anglisht "Nderimi i Nënës Tereze në botën shqiptare".
Gjatë dhjetorit 2010: Promovimi i librave të botuara gjatë vitit 2010 kushtuar 100 vjetorit të Lindjes së Nënës Tereze.
Gjatë dhjetorit 2010: Përurimi i Shtëpisë Përkujtimore "Nëna Tereze" në Prizren.
Gjatë dhjetorit 2010: Koncerti vokalo - instrumental me vepra kushtuar Nënës Tereze, nga ana e Fakultetit të Arteve, dega e muzikës.
Sa i përket anës shpirtërore dhe kishtare në çdo famulli kishtare do të mbahen treditshe, takime lutjesh, meditime, adhurime, me fëmijë, grupe rinore, kore, kushtuar Nënës Tereze.
Kulmore do të jetë Mesha ditën e festës të së Lumes Nënë Terezë në Shenjtëroren Katedrale "Nëna Terezë" në Prishtinë më 5 shtator 2010, ku do të marrin pjesë të gjitha famullitë kishtare te vendit, misionet në Evropë dhe Amerikë, sidomos të varfërit, të moshuarit, gratë e veja dhe fëmijtë bonjakë.
- 01 shtator .2017Shugurimi i Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë 5 shtator 2017
Në afërsi të Ulpianës Antike, toka e Shën Florit dhe Laurit, martirëve të parë të Dardanisë (fillimi i shekullit të II pas Krishtit), afër varrit të zhvarrosur dhe të zhdukur të argjipeshkvit të fundit të...
- 01 nëntor .2016Akreditimi për Media
- 13 tetor .2016Shpjegime rreth disa termave kishtarë
Që nga shekulli i tretë, është bërë e zakonshme që njerëzit të takohen në një ndërtesë të veçantë, në kishë. Ndërtesa e kishës nuk është në vetvete një vend i...
- 25 shtator .2015Simbolika e Logos së Shugurimit të Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë
Sipas traditës shekullore institucionet dhe personat zyrtarë kanë një logo apo stemë me të cilën identifikohen në shkresa, dokumente, vula e tjera. Një traditë e tillë shpeshherë përdoret edhe për ngjarjet e...
- 21 shtator .2010Dita Ndërkombëtare e Paqes u shënua edhe në Kosovë
Të martën, më 21 shtator, Caritas Kosova ka organizuar një Konferencë për promovimin e Paqes dhe harmonisë mes njerëzve pa dallime etnie apo fetare.
- 19 shtator .2010Fra Aleksandër Tanushi shugurohet Diakon
Më 19 shtator, në orën 11:00, në Kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit në Gjakovë u bë shugurimi diakonal i seminaristit Aleksandër Tanushit.
- 19 shtator .2010Don Marjan Ukaj emërohet famullitar i ri i bashkësisë kishtare të Kravaserisë dhe Llapushnikut
Të dielën, më 19 shtator, Ipeshkvi ynë dekretoi Don Marjan Ukaj si famullitar të ri të Kravaserisë dhe Llapushnikut.
- 09 shtator .2010Imzot Dodë Gjergji uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Fitër Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.
- 07 shtator .2010Konferencë shkencore kushtuar Nënë Terezës
Të martën, më 7 shtator, në Hotel Grand në Prishtinë, në orën 09:00, fillon punimet Konferenca shkencore Ndërkombëtare Jeta dhe vepra e Nënës Terezë.
- 03 shtator .2010Programi i Vitit Jubilar të së Lumes Nënë Tereza 2010 në Kosovë
Me rastin e ardhjes së të deleguarit të posaçëm të Papës Benediktit XVI në Kosovë për Kremtimin e Jubileut të 100- vjetorit të lindjes së Nenës Terezë (5 Shtator 2010 ora 11:00) në Katedralen në ndërtim...
- 02 shtator .2010Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne për Nënë Terezën
Fenomeni unik i Nënës Terezë pati shtrirje në krejt rruzullin e tokës dhe e tejkaloi çdo kufi kombëtar, fetar, gjinor, racor. Populli ynë është krenar që pati...
- 30 gusht .2010Imzot Dodë Gjergji në vizitë te Kryetari i Kuvendit Dr. Jakup Krasniqi
Shkelqësia e Tij Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, kishte një takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
- 20 gusht .2010Seminari i 29-të i Gjuhës Shqipe me tryezë shkencore për Nënë Terezën
100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, jeta dhe figura e saj ishin tema kryesore e tryezës tradicionale të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë e Kulturës Shqiptare.
- 19 gusht .2010Imzot Dodë Gjergji në vizitë të Kryetari i Prishtinës, Dr. Isa Mustafa
Më 19 gusht 2010, Imzot Dodë Gjergji ishte në vizitë zyrtare të Krytari i Komunës së Prishtinës, Dr. Isa Mustafa.
- 31 korrik .2010Shugurimi meshtarak i don Martin Jetishit e don Kastriot Idrizi në Prizren
Më 31 korrik 2010, Kisha Katolike e Kosovës pati një ditë të shënuar për të: shugurimin meshtarak të dy diakonëve, Don Martin Jetishi dhe Don Kastriot Idrizi.
- 29 korrik .2010Vizita Baritore e Ipeshkvit tonë Imzot Dodë Gjergji (5)
Të enjten me 29 korrik, Ipeshkvi ynë Mons Dodë Gjergji, filloi vizitën baritore në famullinë e Binçës.
- 27 korrik .2010Imzot Dodë Gjergji në vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës
Më 27 korrik, Ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Myftiun z. Naim Tërnava
- 23 korrik .2010Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji përshëndet vendimin e GJND-së
Ipeshkvia e Kosovës, në krye me Ipeshkvijtë e vet, përherë ka mbështetur synimet e popullit dhe me një kujdes të veçantë ka përcjellë gjitha ngjarjet
- 02 prill .2010Porosia e Ipeshkvit Dodë Gjergjit për Pashkë 2010
Fort të dashur, në pritjen e solemnitetit të Festës së Pashkës së Zotit tonë Jezu Krishtit, e ndjej të nevojshme të vij prapë tek ju me zemër të hapur
- 18 mars .2010Imzot Dodë Gjergji priti ministrin Pajaziti
Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, priti sot në Rezidencën e re Ipeshkvnore, Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.
- 09 mars .2010Ipeshkvi i Kosovës nderoi heroin kombëtar në Prekaz
Me 07 mars 2010, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në përcjellje të bashkëpunëtorëve dhe të disa besimtarëve katolikë e bëri një vizitë në Prekaz
- 09 mars .2010Letër baritore e Imzot Dodë Gjergji famullive të Kosovës
Pas tre viteve të shërbimit dhe të përpjekjeve për të mbështetur njëri-tjetrin në zbatimin e përgjegjësive tona që burojnë nga detyrimi ungjillor dhe nga bashkimi ynë sakramental në Pagëzim e Meshtari, po përgatitem...
- 05 mars .2010Deklaratë nga Zyra Ipeshkvore për mjetet pamore-dëgjimore
Kohëve të fundit qarkullon një incizim anonim dhe i pjesërishëm (në web faqen youtube.com), lidhur me fjalën e rastit të Don Anton Kqira në një tubim në Detroit (në vitin 2007).
- 24 dhjetor .2009Porosia e Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Kosovës, me rastin e Krishtlindjes
Në prag të festës së Kërshëndellave, lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit, po vij te Ju edhe njëherë, për të shprehë falënderimet e mia për gjithë dashurinë dhe mbështetjen Tuaj gjatë këtij viti....
- 24 dhjetor .2009Festa e Shën Nikollës në Kabash
Ditën e festës Meshën Shenjte e udhëhoqi ipeshkvi ynë Mons. Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me shumë meshtarë të tjerë, e që gjatë predikimit theksoi rolin e madh të Shën Kollit në jetën e besimtarëve,...
- 01 shtator .2009