Dioqeza e Kosoves

Ne dioqezen e Kosoves gjenden 24 famulli. Ne 22 famulli sherbejne meshtaret dioqezane, ndersa ne dy famulli sherbejne rregulltaret (ne Gjakove françeskanet dhe ne Prishtine salezianet). Ne kete dioqeze sherbejne gjithsej 37 meshtare. Ne mesin e tyre jane 28 meshtar dioqezan, 5 françeskane dhe 4 saleziane.

Ndersa sa i perket  Motrave te nderit qe veprojne ne territorin e Ipeshkvise se Kosoves, numri eshte 79.

  • Bijat e Dashurise se Krishtere (Vinçenciane) 25 motra;
  • Motrat e Shen Kryqit, 15 motra;
  • Motrat Françeskane te Zojes se Paperlyer, 12 motra;
  • Bijat e Dashurise Hyjnore, 11 motra;
  • Motrat Engjellore te Shen Palit, 8 motra
  • Misionaret e Bamiresise M.C. (Nene Tereza), 4 motra;
  • Motrat Baziliane, 4 motra.

Ne dioqezen e Kosoves gjendet edhe Seminari dioqezian Imzot Lazer Mjeda me 3 kandidate, me seli ne Prizren.

Po ashtu ne territorin e Ipeshkvise se Kosoves gjendet Noviciati i motrave te Shen Kryqit me 3 novice.

Postullantati i motrave Engjellore te Shen Palit me 3 postullante dhe kandidatura me 2 kandidate, me seli ne Prizren.

Po ashtu edhe kandidatura e motrave Bijat e Dashurise se Krishtere (Vinçenciane) me 8 kandidate, me seli ne Peje.

Seminaristat pas Matures ne Shkollen e Mesme me pare jane derguar ne Kroaci, ndersa tani dergohen nga Ipeshkvnia ne studime ne Itali, Austri dhe Zvicer.

Kandidatet françeskane dergohen ne Gjimnaz ne Shqiperi (ose bashke me dioqezianet), ndersa studimet e larta ne Bosnje.

Aspirantet saleziane, Gjimnazin ne Shqiperi, ndersa studimet e larta ne Itali.

Sa i perket kandidateve, Bijat e Dashurise se Krishtere (Vinçenciane), vazhdojne Postullantatin e Noviciatin ne Shqiperi.

Motrat françeskane te Zojes se Paperlyer, kandidaturen ne Shqiperi, kurse Postullantatin e Noviciatin ne Mal te Zi.

Bijat e Dashurise Hyjnore, kandidaturen, Postullatin e Noviciatin ne Shqiperi.

Misionaret e Bamirsise M.C. (N.Tereze), kandidaturen ne Shqiperi, Postullatin dhe Noviciatin ne Itali.

 

Pergatiti: Don Albert Jakaj

Vini Re! Te dhenat jane te muajit dhjetor 2005