URIME PËR DITËN E EMRIT, SHKËLQESIA E TIJ, IMZOT DODË GJERGJI!
8 gusht, Me rastin e Ditës së Emrit, i përcjellim urimet tona më të përzemërta, Ipeshkvit tonë, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Dodë Gjergji.
Në këtë ditë të shënuar, i falënderohemi Hyjit për dhuratën e jetës, të thirrjes dhe të shërbesës së tij ipeshkvore. Mirënjohes për udhëheqjen e tij të urtë, kujdesin e palodhur baritor, afërsinë atërore dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të Kishës, besimtarëve dhe së mirës së përbashkët.
Lusim Zotin që, me ndërmjetësimin e shenjtit të tij pajtor, ta bekojë me shëndet, paqe dhe hire. Shpirti Shenjt e ndriçoftë dhe e forcoftë në përmbushjen e misionit ipeshkvor, që të vazhdojë ta udhëheqë Kishën tonë me urti baritore, besnikëri apostolike dhe zemër atërore, duke dëshmuar me fjalë dhe me jetë gëzimin e Ungjillit.
Gëzuar Ditën e Emrit, Imzot Dodë!
Ad multos annos!