Më 4 tetor 2026, në Bishtazhin, u hap Jubileu i 100-vjetorit të Famullisë “Zoja Rruzare”. Ky përvjetor shënon një shekull histori, jete shpirtërore dhe përkushtimi të bashkësisë famullitare. Hapja e jubileut ishte një rast për të kujtuar këtë rrugëtim dhe për të falënderuar Zotin për jetën dhe misionin e famullisë ndër vite.
Në emër të famullisë, Don Lush Sopi mbajti fjalën përshëndetëse dhe u uroi mirëseardhjen të pranishmëve. Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, shprehu gëzimin për formimin dhe jetëgjatësinë e famullisë, si dhe për vazhdimësinë e misionit të saj në kumtimin e Ungjillit. Ai vlerësoi edhe kontributin e të gjithë atyre që janë angazhuar në formimin dhe rritjen shpirtërore të bashkësisë famullitare.
Në këtë jubile folën gjithashtu Prof. Marjan Oroshi, Don David Gjugja, Don Marjan Topalli, Don Viktor Sopi dhe Albert Bisaku. Me pjesëmarrjen e tyre, ata iu bashkuan kremtimit të këtij përvjetori të rëndësishëm për famullinë dhe bashkësinë e saj.
Programin e pasuroi sopranoja Anita Kërhani, e cila interpretoi dy këngë. Hapja e jubileut shënoi fillimin e kremtimeve kushtuar njëqindvjetorit të Famullisë “Zoja Rruzare” në Bishtazhin.