Më 4 tetor 2026, u kremtua 10-vjetori i shugurimit të kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenicës, në pjesëmarrjne e një numri të madh besimtarësh dhe miqësh të Kishës sonë.
Meshën solemne e kryesoi Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkëv i Kosovës - Bishop of Kosova, në bashkëmeshim me një numër të konsiderueshëm të meshtarëve të ipeshkvisë.
Ipeshkvi ynë ka kremtuar edhe 20-vjetorin e shërbimit të tij ipeshkvor në Kosovës, duke e zgjedhur këtë vend simbol të rilindjes dhe kthimit të popullit tonë.
Gjatë meshës Don Franë Kola, famullitar i deritashëm dhe vikar ipeshkvor për rajonin e Drenicës, mbajti fjalimin lamtumirës me Llapushnikun, pasi ai përfundoi shërbimin e tij, kurse Don Anton Uka, e fillon shërbesën e tij në Llapushnik, si famullitar dhe vikar ipeshkvor.
Në mbarim të meshës u bë bekimi i Shtatores së Shën Nënë Terezës, që është ndritur në qendër të oborrit të Kishës, dhe Qendra Pastorale, e cila do të shërbejë për aktivitete dhe jetën baritore të kësaj famullie.
Pas këtyre shërbesave liturgjike, vazhdoi një program artistik me këngë e valle kombëtare.
Një ditë plotë bekime e hire të Zotit për rajonin e Drenicës dhe gjithë popullin tonë për këtë Kishë e për frytet e saj që ka sjell gjatë këtyre 10 vjetëve.