Lajme

Ipeshkvi i Kosovës nderoi heroin kombëtar në Prekaz

Me 07 mars 2010, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në përcjellje të bashkëpunëtorëve dhe të disa besimtarëve katolikë e bëri një vizitë në Prekaz, ku u nderuan të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, në krye me heroin tonë kombëtar Adem Jasharin. Më pas ipeshkvit dhe bashkëpunëtorëve të tij iu rezervua një pritje e ngrohtë në Odën e Jasharajve.

Me këtë rast ipeshkvi vlerësoi lartë sakrificën e këtyre familjeve për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke u premtuar lutjet e Kishës për të gjithë ata që dhanë jetë.

Në fund të vizitës Imzot Dodë Gjergji, i dhuroi familjes Jashari një portret të Nënës Tereze. (AJ)