Festa e Shën Nikollës në Kabash
Imzot Dode GjergjiDitën e festës Meshën Shenjte e udhëhoqi ipeshkvi ynë Mons. Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me shumë meshtarë të tjerë, e që gjatë predikimit theksoi rolin e madh të Shën Kollit në jetën e besimtarëve, të cilët më shumë se çdo shenjt tjetër e lusin edhe laramanët tanë. Ipeshkvi ynë i ftoi besimtarët të marrin shembullin e Shën Kollit e të jenë të gatshëm në flijm për vlerat fetare dhe kombëtare si dhe bujarë ndaj vëllait njeri. Vlen të theksohet këndimi shumë i bukur i Korit të famullisë.
Festa e Shën Kollit ishte një ripërtrirje vërtetë shpirtërore e famullisë sonë. Shën Kolli, lutu për ne!