Famullia e Prizrenit

Famullisė sė Przrenit i pėrket njėkohėsisht edhe historia e Dioqzes. Si qytezė ekziston qysh nė kohė tė romakėve. Me siguri nėpėr Prizren kalonte rruga Egnacia. Perandori Justiniani e ripėrtrinė duke e pagėzuar nė JUSTINIANA SECONDA. Ishte i vendosur nė qendėr tė lidhjeve tregtare dhe strategjike tė atyre kohėve. Pėr kėtė arsye cilės perandori i punonte fati, Prizrenin e pushtonte duke e rrenuar e pastaj pėr ta rindėrtuar sipas dėshirave dhe kulturės sė pushtuesit. Kėshtu nė Prizren dhe rretihnė shihen gjurmėt ilire, dardane, romake, bizantine dhe nė fund turke. 

Me hyrjen e Turqėve, tė krishterėt u braktisen si delet pa bari. Pasi kemi lexuar mbi hitorinė e Dioqezės, kėtu nuk po i pėrseris tė njėjtat gjėra, pse ėshtė edhe e kaluara e kėsaj famullie nėnė. Kėtu jetuan dhe sherbyen personalitetet mė tė ndrituar tė jetės dhe kulturės sonė shqiptare. Kėtu jetuan BUZUKU, BOGDANI, MAZAREKU, KAZAZI, A. MAREVIQI, GASPĖR KRASNIQI, PALĖ BERISHA, TARABULLUZI, NDUE BYTYQI...

 

Nė Prizren me 1878 u mbajt LIDHJA E PRIZRENIT, filloj rilindja e atdheut te Kastriotit, duke i dhėnė shqelma sundusit pesė shekullor otmano-turk duke krijuar Shqipėrinė. Prizreni si famulli pėrmendet nė vitin 1020, kurse si dioqezė dihet se ekzistonte qysh nė shek. e III (Shih Dritėn nr. 6, fq. 6). Katedrala e sotme ėshtė ndėrtuar ne vitin 1870 nga imz. Darius Bucciarelli. Ėshtė shuguruar me 31.X.1970, me rastin e 100-vjetorit tė ekzistimit tė saj. Pas kishės sė Janjevės (1856) ėshtė mė e vjetra kishė ne Kosovė. Nė kėtė kishė gjendet afreska e Fatosit kombėtar- Gjergj Kastriotit dhe Hunjad Janoshit. Mė kėto afreska kjo kishė hynė nė monomentet nacionale tė atdhedashėsve.

Me kujdesin e famullitarit, mons. Nikollė Minit, kjo kishė u zbukurua shumė mirė. Pranė kishės ishte gjithmonė qendra kulturore shqipatre. Kėtu qendron edhe shkolla e parė nė gjuhėn shqipe qysh nga viti 1840. Tė parėt mėsues ishin gjakovari, mė vonė abati i Mirditė, Gaspėr Krasniqi, dhe prizrenasi, mė vonė ipeshkėv nė Llezhdėr, Palė Berisha. (Shih: arkivi De Propaganda Fide. SC. Servia-Scopia, vl.4. fq. 89rv).

Nė Prizren nė kėtė kohė ekzitonon edhe 16 shkolla tė tjera, ndėr to tetė shkolla pėr vajza. (Ibidem). Nė mikrofilmat e nxjerrė nga arkivi i Kongregatės De Propagande Fide-s mund ti rradhisim tė tėrė famullitarėt e Prizrenit qysh nga viti 1622, qysh prej kur ekziston kjo Kongregatė Shenjte. Kėsaj here po i rreshtojme emrat e tyre nga viti 1908 deri me sot:

  • I. 1. 1908. Dom Pashko Cibariqi
  • 1. I. 1909. Dom Nikollė Mazrreku
  • 20. V. 1909. Dom Pashko Cibariq
  • 1. IX. 1909. Dom Simon Gjokaj
  • 25. III. 1910. Dom Nikolle Mazrreku
  • 6. Mars 1910. Dom Simon Gjokaj
  • 7. IV. 1910. Dom Luigj Kurti
  • 8. V. 1910. Dom Tomė Berisha
  • 9. V. 1912. Dom Pashk Krasniqi
  • 22. V. 1914. Dom Mikel Tarabulluzi(mėsuesi i parė i shkollės shqipe nė Stubėll)
  • 1. XI. 1914. Dom Martin Berisha
  • 2. V. 1915. Dom Nikollė Glasnoviqi
  • 1. XI. 1915. Dom Tadej Ivanoviqi
  • 14. Qershor 1916. Dom Simon Gjokaj
  • 28. V. 1917. Dom Lluka Filiqi
  • 26. IV. 1919. Dom Marjan Glasnoviqi
  • 17. Maj 1925. Dom Tomė Glasnoviqi
  • III. 1936. Dom Luigj Kurti
  • 1. IX. 1933; 20. 1. XI. 1936. Dom Marjan Glasnoviqi
  • 1. XII. 1938. Franju Knaus CM
  • III. 1939. Dom Mark Shiroka
  • 1. XI. 1940. Franjo Skuhala SDB
  • 15. VIII. 1944. Dom Pjetėr Berisha
  • 1. XI. 1961. Dom Rrok Matej

Famullitari: Mons. Nikollė Mini-kapelan i Shenjtėrisė sė Tij, Papės Palit VI. Lindur nė Ferizaj, me 9. VII. 1924. Meshėn e parė ia ka paraqitur Hyut nė Shkupė, me 2. VII. 1950. Ishte shumė kohė konzultuor dioqezan dhe gjatėtė Ipeshkėverisė nė vitet 1967-69 e kreu detyren e Delegatit ipeshkėvror . Deri mė vitin 1919 Velezha mė tė gjitha fshatrat e veta ishte e varur nga Prizreni. Duke e pėrfshirė edhe Velezhėn, Prizreni nė vitin 1920 i kishte 1596 besimtarė katolikė. Atėher besimtarėt katolikė ekzistonin edhe nė Suharekė dhe Karvaseri. Nė Karvaseri ekziston edhe kishėza katolikė, e cila u transformua nė shkollė. Mons. Nikollė Mini deri nė vitin 1995 Dr. don Prek Lazri 1996 deri 2000 Famullitar i tanishėm Don Tom Karrica 2000 Nė shematizmin e Kishės nė RSFJ tė vitit 1974 Prizreni kishte 1560 besimtarė duke pėrfshirė: ATMAXHEN, NASHECIN dhe GRAZHDANIKUN.