Famullia e Novosellës
Historia e këtij fshati është më se shekullore. Historia e kësaj kishe është ë lidhur më atë të Gjakovës. Kështu ky fshat përmendet nga dora e imtoz Bucciarellit në vitin 1866. (Arkivi De Propaganda Fide. Romë. SC. Servia-scopia.vl. 5. Anno: 1861-1892. Ffq.374-550).
Edhe këta dualën haptas në fe në vitin 1845. Shematizmi i Kishës Jugoslave i vitit 1922 dhe i përkasin këta fshatra: 1. Novosella Epër: 56 shtëpi 2. Novosella Ultë:35 shtëpi 3. Skivjani: 5 shtëpi, 7 km. larg kishës 4. Palabardhi: 15 shtëpi, 2 km. larg kishës 5. Plancori: 20 shtëpi, 4 km. larg kishës 6. Dujaka: 20 shtëpi, 2 km. larg kishës 7. Trakaniqi: 24 shtëpi, 8 km. larg kishës 8. Biteshi: 12 shtëpi, 2 km. larg kishës 9. Dobriqa: 15 shtëpi, 1 km. larg kishës 10. Gramaqeli: 5 shtëpi, 5 km. larg kishës 11. Rastavica: 2 shtëpi, 12 km. larg kishës 12. Dubrava: 1 shtëpi, 10 km. larg kishës Shematizimi i lartpërmendur, ne vitin 1937 na i bje 1000 besimtarë katolikë të Novosellës.
Në vitin 1922 është ndërtua kisha. Dom Dedë Ramaj e meremetoi në vitin 1968. Kombonarët e reja i ka ndertuar famullitariDom A-Lekë Kola në vitin 1975. Në këtë vit i solli edhe këmbonat elektronike. Pas të gjitha këtyre famullia i fitoi edhe Murgeshat e veta, nga rregulli Franceskan i Motrave në Cetinje.
Konakun e kishës e ndertoi z. Vjekosllav Ivanoviqi në vitin 1964-65, kurse dom Aleksandëri para se ti fitojë Murgeshatë e adoptoi edhe për këto: Si famullitarë sherbyen: 1. Dom Shtjefen KURTI- famullitar i parë 2. Dom Rrok MATEJ 3. Dom Marjan GLLASNOVIQI 4. Dom Mark SHIROKA 5. Dom Nikollë MINI 6. Dom Tuna GLLASNOVIQI 7. Dom Vjekoslav IVANOVIQI 8. Dom Dedë RAMAJ 9. Dom Lekë-Aleksandër KOLA- famullitari deri në vitin 1991 Dom Aleksandër Kola lindi në Stubëll, në vitin 1947nga e ëm Agëja dhe i ati Gjoni. Shkollën e kreu në Stubëll ne vitin 1958, kurse tetëvjecarën në Zhegër në vitin 1966.
Me dom Gjergj Gjergjin ishte nxënësi i parë shqipatr në Gjimnazin klasik PAULINIUM të Suboticës ku dhe pasë sherbimit ushtarak e kreu maturën ne vitin 1968. Fakultetin filozofik dhe teologjik e kreu në Romë në Univerzitetin Urbanian. U shugurua për meshtar me 11 gusht1973. Meshën e parë ia paraqiti Hyut në vendlindje me 12 gusht 1973. Nga dita e parë meshtarake ishte si ndimës në Novosellë, kurse pas vdekjës së Dom Dedë Ramajt, me 21 korrik 1975u emrua famullitar ku dhe sot gjendet. Sot famullitar eshte don Robert Kola, ndersa zv.famullitar don Fatmir Pera.