Lajme

Programi i Vitit Jubilar të së Lumes Nënë Tereza 2010 në Kosovë

Me rastin e ardhjes së të deleguarit të posaçëm të Papës Benediktit  XVI në Kosovë për Kremtimin e  Jubileut të 100- vjetorit të lindjes së Nenës Terezë (5 Shtator 2010 ora 11:00) në Katedralen në ndërtim ‘Nëna Terezë’, Ju njoftojmë  si vijon:

E premtë, më 3 shtator 2010, në orën 17:00

Pritja e të Deleguarit të posaçëm të Vatikanit Imzot Zef Gashi, pranë selisë së Ipeshkvisë së Kosovës.

E shtunë, më 4 shtator 2010, në orën 10:00

Pritja e Presidentit të Kosovës z. Fatmir Sejdiut në selinë e Ipeshkvore, me mysafirë të tjerë.

E shtunë, më 4 shtator 2010, në orën 11:00

Koncert  solemn i Filharmonisë së Kosovës ‘Requiem Mass’ Wolfgang Amadeus MOZART në Katedralen e re, në Prishtinë.

E shtunë, më 4 shtator 2010, në orën 13:00

Drekë e përbashkët me të varfërit në Menzën për të varfër pranë Kishes së ‘Shen Ndout’, Prishtinë.

E shtunë, më 4 shtator 2010,  në orën 21:00

Vigjilia në Kishën Katolike të ‘Shen Ndout’, në Prishtinë.

E diel, më 5 shtator 2010, në orën 11:00

Mesha solemne me rastin e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes së Nenës Terezë.

E Diel, më 5 shtator 2010, në orën 13:00

Koktej i përbashkët.

Këshilli Organizativ