Lajme

Imzot Dodë Gjergji në vizitë te Kryetari i Kuvendit Dr. Jakup Krasniqi

Shkelqësia e Tij Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, kishte një takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi. Temë kryesore e këtij takimi ishte shënimi i manifestimit të 100 vjetorit të lindjes së të Lumes Nënë Tereza në Katedralen e kryeqytetit.
Imzot Dodë Gjergji gjatë takimit e ka njoftuar kryekuvendarin Krasniqi për ecuritë e deritanishme për përgatitjet për manifestimin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze. ”Jemi të lumtur që këtë përvjetor e kremtojmë së bashku me Institucionet tona vendore”, theksoi ai.
“ Ne kemi pasur fatin që të kemi një humaniste të madhe që ka bashkuar racat njerëzore. Populli ynë ka pasur edhe personalitete që kanë kontribuar edhe në veprimtari humane, ndërsa këtë askush nuk e bëri më mirë se sa Nëna Terezë” është shprehur Krasniqi.
Krasniqi më tutje ka shprehur  gatishmëria e institucioneve të Kosovës  për mbështetje të të gjitha besimeve fetare. Në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2010, vit i kushtuar Nënë Terezës, do të mbahet një Seancë për Nënë Terezën – u zotua Krasniqi.