Lajme

Imzot Dodë Gjergji në vizitë të Kryetari i Prishtinës, Dr. Isa Mustafa

Më 19 gusht, Imzot Dodë Gjergji ishte në vizitë zyrtare të Krytari i Komunës së Prishtinës, Dr. Isa Mustafa.
“Bashkëpunimi midis nesh ka qenë dhe besojmë që do të jetë shumë i mirë në të gjitha aspektet”, tha Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për ndërtimin e Katedrales në qendër të qyteti, dhe informoi kryetarin Mustafa për mbarëvajtjen e punimeve.
Pasi foli për bashkëpunim midis Komunës dhe Ipeshkvisë, kryetari Mustafa e përgëzoi Imzot Dodë Gjergjin, për mënyrën se si është ndërtuar Katedralja Nënë Tereza dhe dinamikën e kryerje së punimeve ndërtimore. “Është bërë një ndërtesë e mrekullueshme, dhe Komuna e Prishtinës është e hapur që edhe më tutje të bashkëpunojë me Ipeshkvinë”, ka thënë kryetari Mustafa.
Në këtë takim u fol edhe për organizimet që po bëhen për shënimin e vitit Jubilar të së Lumes Nënë Terezë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që do të kremtohet solemnisht në Katedralen e re të kryeqytetit, me 5 shtator të këtij viti.
"Komuna e Prishtinës, është e gatshme të kontribuojë që shënimi i 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, të jetë sa mi dinjitetshëm, kur dihet kontributi i madh saj, kontribut që e admiron i tërë njerëzimi”, tha i pari i qytetit të Prishtinës.
Ndërkaq, i pari i Ipeshkvisë së Kosovës, përgatitjet  për të përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, janë duke rrjedhur sipas planit të paraparë.