Shugurimi meshtarak i don Martin Jetishit e don Kastriot Idrizi në Prizren
Të shtunën e kaluar më 31 korrik, në festën e Shën Injacit Lojola, në Kishën katedrale të Zojës Ndihmëtare në Prizren, Ipeshkvi i Kosovës shuguroi për meshtarë dy diakojë të ri don Martin Jetishin e don Kastriot Idrizin.
Kështu pra më 31 korrik 2010, Kisha Katolike e Kosovës pati një ditë të shënuar për të: shugurimin meshtarak të dy diakonëve, Don Martin Jetishi dhe Don Kastriot Idrizi. Meshën e shugurimit meshtarak e kryesoi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëkremtim me kryeipshkvin e Tivarit imzot Zef Gashin, meshtarë të Kosovës në Kishën Katedrale të Zojës Ndihmëtare në Prizren. Po kështu në Meshë ishte i pranishëm edhe Rektor i Seminarit të Lartë në Cremona të Italisë, si dhe meshtarë nga Shqipëria e Italia, që kishin ardhur enkas për shugurimin e Don Martinit dhe Don Kastriotit.
Një ndër gëzimet me të mëdha për një ipeshkëv, është patjetër kremtimi i shugurimit meshtarak, tha mes tjerash imzot Dodë Gjergji gjatë përshëndetjes së tij duke shpreh gëzimin e tij për këto dy thirrje të reja që i shtohen klerit të Kosovës e nënvizoi se shtrirja e duarve të ipeshkvit mbi kokat e dy të rinjve që po ia kushtonin jetën e tyre Jezu Krishtit e shërbimit të popullit të Zotit, është shenjë bekimi të Hyjit për Kishën në Kosovë.
Dhuratën e meshtarisë të marrë nga Hyji, don Martini e don Kastrioti e bashkëndanë me familjarë, të afërm, miq e besimtarë të tjerë nga bashkësitë famullitare. Përmes shtrirjes së duarve, këta dy meshtarë e pranuan dhuratën e veçantë të Shpirtit Shenjt që na bënë në mënyrë krejt të posaçme shërbetorë të Zotit e njëkočsisht shërbëtor të të gjithë njerëzve, pra do të jemi njëherë e përgjithmonë të Jezu Krishtit.
Në homelinë e rastit, kryeipshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi, shprehu gëzimin për shurgimin e dy priftrinjve të ri e theksoi se meshtari i përket jo vetëm familjes kishtare që e lindi dhe e rriti po tërë Kishës kudo në botë e kështu derisa konstatokmë me gëzim se “klerit dioqezan në Kosovë po i shtohet numri, kjo është edhe një shenjë nga Hyji për të punuar edhe në dioqezat tjera në trojet shqiptar, ku ka nevojë për misionarë. Meshtarët e ri do të bëhen të ngjashëm me Krishtin, kryemeshtarin, do të shugurohen si meshtarë të vërtetë të Besëlidhjes së Re, dhe me këtë titull, i cili i bashkon në meshtari me ipeshkvin e tyre, do të jenë predikues të Ungjillit, barinj të popullit të Hyjit, e do të udhëheqin veprimet e kultit, posaçërisht në kremtimin e flisë së Zotit.”
Menjëherë pas homelisë, Mesha vazhdoi me ritet e shugurimit meshtarak, rite që tërhoqën vëmendjen e admirimin e të gjithë të pranishmëve. Kështu Kishës Katolike në Kosovë iu shtuan edhe dy meshtarë të rinj.
Po kujtojmë se meshtarët e rinj kremtojnë Meshën e Parë në famullitë e tyre: Don Kastrioti më 1 gusht, në Letnicë, ndërsa Don Martini më 3 gusht, në Gjakovë. Meshtarëve të rinj ju urojmë shërbim të shenjtë e të frytshëm në vreshtin e Zotit.