Lajme

Imzot Dodë Gjergji priti ministrin Pajaziti

Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, priti sot në Rezidencën e re Ipeshkvnore, Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti. Me këtë rast ministri Pajaziti në takim Ipeshkvin tha se kjo vizitë është në frymën e bashkëpunimit të ri që kanë Ministria me Ipeshkvinë e Kosovës, po ashtu vlerësoi se fryma e tolerancës që mbjell Kisha Katolike në Kosovë është jashtzakonisht e rëndësishme për sigurinë e vendit.
Ndërsa Imzot Dodë Gjergji falënderoj ministrin për vizitën e tij zyrtare, e cila ishte më shumë e karakterit miqësor. Ipeshkvi gjithashtu shprehu se populli shqiptar njihet për kultivimin e tolerancës ndërfetare dhe në të kaluarën Kisha Katolike ka pasur marrëdhënie të mira me Bashkësinë Islame të Kosovës, ku Ipeshkvi dhe bashkëpunëtorët e tij u zotuan se edhe në të ardhmën do të kemi bashkëpunim të ndërsjelltë në mes këtyre dy Institucioneve fetare në vend. Kemi pasur kënaqësinë që t’ia shprehim njëri-tjetrit gatishmërinë për bashkëpunim, por kemi shprehur edhe vullnetin tonë që si bashkësi fetare të ruajmë tolerancën vëllazërore e ndërfetare dhe të japin kontribut që të jemi bartës të paqes dhe bashkëjetesës së ndershme dhe të rehatshme mes njerëzve, përfundoi Ipeshkvi i Kosovës.
Në fund të vizitës ministri z. Pajaziti dhe Imzot Dodë Gjergji dhanë një komunikatë për shtyp.


Zyra e Ipeshkvit